Napolit i duhet të presë edhe disa ditë për të zyrtarizuar titullin e tretë kampion në historinë e tij.
Ndaj Salernitanës duhej fitorja, por ekipi i drejtuar nga Luciano Spalleti nuk shkoi më shumë sesa një barazim 1-1, duke shtyrë festën e titullit që ishte përgatitur në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Në minutën e 62, Olivera kaloi në avantazh vendasit, por Dia barazoi rezultatin në minutën e 84.
Gjithsesi, në 6 ndeshjet e mbetura, Napolit i mjafton vetëm 1 pikë për të zyrtarizuar titullin, pasi ka 18 pikë avantazh ndaj Lazios së vendit të dytë, që sot u mposht 3-1 nga Interi.