Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe. Gjatë emisionit, Luiz Ejlli u shpreh se “BBV2” do të jetë kompeticioni i fundit për të dhe nuk do të marrë pjesë as në ndonjë festival dhe të mbahet mend si fitues.
“Për mua fitimi i këtij formati është jetike jo prej pasionit dhe dëshirës… ky do jetë kompeticioni i fundit që do marr pjesë, nuk do marr më pjesë në festivale… kam qejf ta mbyll duke fituar…”, tha Luizi.
Gjatë intervistës, Luizi bëri edhe një dedikim të veçantë për të dashurën e tij, Kiara Titon, e cila u eleminua disa ditë më parë nga shtëpia e “BBV2”.
“Je gjithçka që jo vetëm unë po çdo djalë do ëndërronte dhe do ishte krenar që të kishte në krah, do jesh nëna më e bukur në botë, do jesh nëna e fëmijëve të mi, do jesh krahu im i djathtë, do jem i joti gjithë jetën”.