Që prej daljes nga shtëpia e BBV, Olta Gixhari ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, teksa shpesh bashkëbisedon me ndjekësit e saj.
Sot ajo ka folur më shumë në lidhje me “rivalin” e saj më të madh Luizin dhe marrëdhënien e tyre jashtë programit.
Nuk është aspak sekret, që përtej lojës, ata kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë në shtëpi që i ngjante shumë një miqësie sekrete.
Vetë Luizi dje u shpreh se Olta bën pjesë tek ato banore që “i ka dashur fort”. Kjo u vu re edhe në momentin kur aktorja vendosi të dilte nga shtëpia dhe Luizi u mundua t’i mbushte mendjen të qëndronte.
Ndërkohë Olta, e pyetur nga fansat se nëse do të ketë një miqësi me këngëtarin pas 6 majit, tha “Po” pasi nuk ka asnjë arsye përse ata nuk mund të mos jenë miq, aq më tepër që kanë pasur një marrëdhënie që arrinin të merreshin vesh me sy.
Nga ana tjetër, ajo tregoi edhe çfarë do të ndodhte nëse Luizi dhe Kiara nuk e ftojnë në dasmën, nëse do të ketë një të tillë.
Aktorja, me shaka sigurisht, tha se nëse nuk do marrë një ftesë në ceremoni, atëherë do jetë ajo që do e ndalojë dasmën dhe do ndërhyjë në momentin kur do pyetet nga prifti: “A ka dikush diçka kundër kësaj martese?”. Një skenë që e shohim shumë shpesh në filma dhe telenovela…
Përtej batutës, Olta dhe se e pret një ftesë dhe se do jetë mikeshë me çiftin kur të jenë të gjithë jashtë.