Extra Aludimet se u sulmua për shkak të BBV, Zhaklina Lekatari flet mbi...

Aludimet se u sulmua për shkak të BBV, Zhaklina Lekatari flet mbi ngjarjen dhe sulmon sërish Luizin

Pak ditë më parë “Jeta osh qef” raportoi se gjatë natës Zhaklin Lekatarit i ishte dëmtuar makina në parking. E njëjta media shkruante se Zhaklinës i kanë thyer xhamat dhe e kanë gërvishtur, ndërsa ajo ka njoftuar policinë. Lajmin e shoqëruan me këto foto, teksa disa media nxituan ta lidhnin ngjarjen me “Big Brother”.

Gjithsesi, e vërteta është se Zhaklina nuk është sulmuar. Lajmin e përgënjeshtroi shpejt ‘Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë’ që në një njoftim zyrtar shkruan se lajmi është i pavërtetë.

Sakaq, lidhur me ngjarjen ka folur për herë të parë edhe vetë Zhaklina. E ftuar në ‘Top Albania Radio’, ajo tha:

“Unë pata një problem me ish-administratorin e pallatit ku jetoj. Unë për momentin jam administratore e pallatit dhe patëm një konflikt. Ai më shtyu, më ngriti zërin. Lajmërova policinë, familjarët e mi menjëherë. Makina e cila duket sikur është e dëmtuar në fakt është makina e një djali të fruta-perimeve aty i cili kishte hapur bagazhin e makinës për të nxjerrë arkat e fruta-perimeve dhe makina dukej si e thyer. Kjo është e gjitha, nuk ka pasur asnjë lidhje ngjarja me fansat e Luizit.”

Mes të tjerave ajo foli edhe për vëmendjen që ka pasur këto muaj nga ‘Big Brother VIP’, duke e konsideruar si një thikë me dy presa.

“Nga një anë është bukur sepse ka njerëz që të ndalojnë, duan foto, të tregojnë përshtypjet e tyre dhe nga ana tjetër është edhe pjesa që çdo fjalë apo deklaratë e jotja deformohet dhe manipulohet. Është shumë frustruese sidomos për lajmet e pavërteta që qarkullojnë, gjysma e ditës të ikën duke sqaruar njerëzit“, tha Zhaklina.

E pyetur për fituesin e ‘Big Brother’ ajo nuk e dha një emër, por pa i pwrmendur emrin, e sulmoi sërish.

“Nuk e di çfarë do të thotë ekzaktësisht të jesh fitues i “BBV”. Në këtë shoqëri kaq konsumiste nuk e di kush duhet ta fitoj, një njeri manipulues apo ai që do të tregojë vlerat qytetare. Është ana antropologjike dhe ana e audiencës, pra se kë do publiku”, deklaroi Zhaklina.