Sport Goditi me shuplakë dy volejbolliste, Federata përjashton përgjithmonë trajnerin Romeo Xega

Goditi me shuplakë dy volejbolliste, Federata përjashton përgjithmonë trajnerin Romeo Xega

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Volejbollit ka dhënë dënimin ekstrem për trajnerin e Korça Volley, Romeo Xega, i cili goditi me shuplakë dy volejbolliste në pushimin e ndeshjes me Dinamon.

Në vendin theksohet se Xega ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Volejbollit i ka hequr licencën dhe e ka përjashtuar përgjithmonë për të ushtruar, drejtuar dhe trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të FSHV-së.