Aktualitet Vrasja e Petrit Vuksanit, “arrest me burg” për 34-vjeçarin Lekë Vuksani

Vrasja e Petrit Vuksanit, “arrest me burg” për 34-vjeçarin Lekë Vuksani

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 34-vjeçarin Lekë Vuksani, i cili është autori i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani ngjarje e ndodhur më 2 Maj 2023 në lagjen Skëndërbeg në Shkodër.

Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, 34-vjeçari nuk ka folur, por ka preferuar të flasë avokati i tij mbrojtës.

Avokati, Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg me afat”.

Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes, Vat Stakaj, caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për veprën penale vrasje me paramendim.