Tre turistë janë shpëtuar pasi kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës.
Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili shprehet se në drejtim të turistëve u dërgua një helikopter “Cougar”.
“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës”, njoftoi Peleshi.
Sipas ministrit, turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”, tha ai.