Tre personat e përfshirë në plagosjen me armë të 22-vjeçarit në Lezhë mbrëmjen e së hënës, janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim.
Ata janë L. F. 29 vjeç, Xh. F. 26 vjeç dhe A. Sh. 27 vjeç, të tre banues në Lezhë.
Këta persona, sipas policisë, kanë goditur me mjete të forta 22-vjeçarin Aleks L., si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri në këmbë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas sherrit për lojën në bilardo.
NJOFTIMI I POLICISË SË LEZHËS:
Dhunuan fizikisht dhe plagosën me armë zjarri, një shtetas, mbrëmjen e djeshme, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar.
Rreth orës 22:30 të datës 08.05.2023, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. L., 22 vjeç, banues në Rrilë.
Menjëherë pas njoftimit, grupi hetimor ka filluar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L. F., 29 vjeç, Xh. F., 26 vjeç dhe A. Sh., 27 vjeç, të tre banues në Lezhë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një bilardoje, në Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin A. L., si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri, në këmbë.
Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.