Kryeministri Edi Rama ka prezantuar vajzën e cila ka “premtuar” se mund të prodhojë edhe Ferrarin ballkanas. Ajo do jetë protagoniste e podcastit të ri të Ramës, “Flasim”, e cila do të tregojë për rrugëtimin në një industri “burrash”. Bëhet fjalë për Arjeta Pucën.
Puca është bashkëthemeluese e “TIMAK”, kompani që prodhon dhe shet makineri ndërtimi, aksesorë të pjesëve dhe automjete të specializuara për mjetet e shërbimit publik, por gjithashtu edhe një e apasionuar pas garave me motor e së shpejti edhe garuese në Rally Albania!
Edi Rama: Për turpin tim e kam njohur pak ditë, pak më shumë se një javë më parë, jam në dispozicion dhe do ishte një nder shumë i madh nëse do më shënoje në kompanitë tënde si hamall, pa pagesë, për të mbartur peshën e mbështetjes dhe për të shtyrë përpara që Arjeta nuk e di pse e mendova të kuqe, e mendova në fakt të kuqe si “Ferrari from the Ballkans”
Arjeta Puca: Mund ta prodhojmë komplet me mjetet tona, nga fillimi deri në fund.