Aktualitet Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Shkodrës, arrestohet turku në...

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Shkodrës, arrestohet turku në Memaliaj

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard” është arrestuar në Memaliaj shtetasi turk me banim në Turqi, 39-vjeçari E.P.

Ai është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në Memaliaj, duke transportuar kundrejt pagesës me automjetin tip “Peugeot”, në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë nga Bangladeshi, të cilët do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti “Peugeot”, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.