Politika “Takimi i fshehtë me Ballën”, Basha: Montazh qesharak, shpifje për të përçarë...

“Takimi i fshehtë me Ballën”, Basha: Montazh qesharak, shpifje për të përçarë demokratët

Montazh qesharak e ka cilësuar ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha një video të publikuar në media në të cilën pretendohet se ai është takuar me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës”, shkruan Basha një postim në Twitter.

Kujtojmë se në videon e publikuar shihen Basha dhe Balla teksa futen në një godinë në të cilën thuhet se kishin lënë një takim. Pamjet thuhet se janë filmuar në dhjetor të 2022.

Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës.

Videoja në fjalë u publikua edhe nga kreu i grupit të Rithemelimit, Sali Berisha i cili e cilëson grupimin tjetër “opozitë të bodrumit.”