Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme te mbikalimi në Mjull Bathore.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spital shoqëruesi i ambasadorit rus, 36-vjeçari rus, Sergei Mironov. Për pasojë, ka mbetur i plagosur 30-vjeçari rus Andrea Kukuviç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia sqaron se në aksident është përfshirë makina e ambasadës ruse, me drejtues 30-vjeçarin Andrea Kukuviç, dhe pasagjer 36-vjeçarin Sergei Mironov, është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.