Kryesore Ndalimi i Fredi Belerit, reagon Rama: Mos u nxitoni me konkluzione politike,...

Ndalimi i Fredi Belerit, reagon Rama: Mos u nxitoni me konkluzione politike, të presim provat e drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shoqërimit nga policia të Fredit Belerit, kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Himarë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se beteja politike ndaj Belerit nuk ka lidhje me hetimet e Prokurorisë ndaj tij.

Kryeministri apelon që të priten provat e drejtësisë dhe thekson se ndalimi i tij me urdhër të Prokurorisë së Vlorës duhet të jetë i provuar ligjërisht.

“Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.

Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!”, shkruan Rama.