Atmosfera në selinë e Partisë Socialiste është festive. Atje janë mbledhur aktivistë të kësaj force politike që po festojnë fitoren në 3 bashkitë ku u votua dhe numërua elektronikisht.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama nuk ka lëvizur nga zyra e tij këtu në selinë rozë, ndodhet që prej orës 12:00 pasi votoi në Surrel.
Në një reagim të para minutave në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka “zbuluar” edhe recetën e fitores së PS-së.
“Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore❤️
*ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit🤷🏻♂️”, shkruan Rama bashkangjitur fotos.
Më herët, Rama postoi në rrjetet sociale një foto ku kishte shkruar se PS do të fitojë 51 bashki ndërsa opozita 0-11 bashki.