Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, reagoi pasi humbi zyrtarisht garën për drejtimin e qytetit për katër vitet e ardhshme, me një diferencë prej mbi 10 mijë votash me kandidatin socialist Benet Beci.
“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, tha Spahia përmes një postimi në Facebook.
Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Beci grumbulloi gati 40 mijë vota, ndërsa Spahia rreth 22500. Kjo është hera e parë që kjo bashki fitohet nga Partia Socialiste që prej vendosjes së pluralizmit politik në vendin tonë.