Zhaklin Lekatari pas sulmeve ndaj Luiz Ejllit, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, për shkak se shkoi në Beograd dhe u shpreh se ndihet “e sigurt në një vend pa shqipe”. E para që reagoi dhe e quajti “hipokrizi të gjallë” veprimin e Zhaklinës ishte Nita Latifi, me të cilën pati edhe një “përplasje” online, ndërsa Zhaklina e quajti “pseudo-këngëtare”
Edhe Fjoralba Ponari u shpreh për këtë veprim në Twitter: “T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore”.
Më pas, vijoi:
“Një kujtesë e vogël: Vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10,000 bijë nënash e përdhunuar mbi 20,000 të tjera. Inatet personale nuk mund të mbivendosen mbi gjakun e derdhur të një kombi”.
Nje kujtese e vogel, vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrare mbi 10000 bije nenash, e perdhunuar mbi 20000 te tjera.
Inatet personale, nuk mund te mbivendosen mbi gjakun e derdhur te nje kombi.— Fjoralba Ponari (@FjoralbaPonari) May 15, 2023
Njerëzit u revoltuan me veprimin e Zhaklinës, duke e cilësuar si provokim komentin e saj se ndihet “e sigurt në një vend ku s’ka shqipe”, ndërkohë që bëhet fjalë për një nga vendet më pak miqësore me shqiptarët, përgjegjëse për krimet më të dhunshme në historinë e Kosovës.