Në bashkinë më të madhe në vend, PS rezulton kryesuese dhe me mandatet për këshillin bashkiak.
Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, ka raportuar nga KZAZ nr.30 në Tiranë, aty ku prej 12 orësh vijon procesi i pandërprerë i numërimi të votave, për anëtarët e këshillit bashkiak.
Në këtë KZAZ, janë ende dhe 92 kuti votimi për t’u numëruar.
Deri në këtë orë, Partia Socialiste ka siguruar 33 mandate për këshillin bashkiak, pasuar nga “Bashkë Fitojmë” me 16 mandate dhe PD zyrtare me 4 mandate, ndërsa kanë nga një mandat dhe parti të tjera më të vogla.
Pritet që procesi i numërimit të fletëve të votimit nga ku do dalin anëtarët e këshillit bashkiak, të përfundojë këtë të martë.