Shtypi britanik shkruan sot se Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit. Mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën ka vendosur të lërë ‘Topçinjtë’ për t’u kthyer në Gjermani, këtë herë te Bajer Leverkusen, me të cilin pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare.
Xhaka këtë bërë një paraqitje të mirë këtë sezon, ku Arsenali ishte në garë për titullin kampion, duke kryesuar për shumë javë, por tashmë është kaluar në Mançester Siti. 30-vjeçari ka edhe një vit kontratë në ‘Emirates’, megjithatë largimi i tij tashmë është i sigurt.
Granit Xhaka numëron 290 ndeshje me fanellën e Arsenalit që prej vitit 2016, kur la Borusia Mënshegladbah dhe iu bashkua këtij ekipi. Mesfushori ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, që iu hoq në fund të vitit 2019, kur pati një përplasje me tifozët e Arsenalit.
Bisedimet për kalimin te Bajer Leverkusen kanë avancuar dhe tashmë pritet vetëm firma. Transferimi do të kryhet për rreth 15 milionë euro. Për mesfushorin shqiptar ka insistuar verën e kaluar trajneri Mourinjo për ta marrë te Roma, por lëvizja nuk u krye për arsye financiare.