Në rubrikën “Trotuar”, tek “E Diell” Ronaldo Sharka ka ‘trazuar ujërat’ duke akuzuar Krisin dhe Dean si dy finalistë të lodhur.
Madje ai tha se Dea se ka blerë rreth 40% të ndjekësve në Instagram. Sharka gjithashtu ka ngacmuar dhe Kristin për marrëdhënien me Zazën.
Ronaldo Sharka: O Manush të ulemi këtu të flasim për Dean e Kristin, janë shumë njerëz të mirë, i kam pëlyqer, por jo si lojtarë. Këta janë finalist të lodhur të “Big Brother” që fsheh “like-n” në Instagram. Dea Misheli 40% të ndjekësve i ka të blerë. Kristi djalë i mirë aktiv, pse nuk ia përmend Kristit këtë lidhjen me Zazën që doli e tha jam i lidhur, pastaj tha jam i zgjidhur.