Kryeministri i vendit Edi Rama ju ka uruar të gjithëve një javë të mbarë me ftesën që të bashkohen në “Defender Europe ’23”.
Rama e quan ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnere zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën që të bashkoheni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit #DefenderEurope23 ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.