Sport Juventus dënohet me 10 pikë penalizim, Nedved i pafajshëm

Juventus dënohet me 10 pikë penalizim, Nedved i pafajshëm

Janë 10 pikë penalizim që Gjykata federale e Apelit ka dënuar Juventusin për rastin e plusvalenza-ve.

Prokurori i Figc, Giuseppe Chinè, kishte kërkuar 11 pikë, por gjykata, me një përbërje tjetër nga e 20 janarit që kishte dhënë -15 pikët e famshme, e ka ulur me një pikë penalizmin. Shtatë ish-drejtuesit, mes të cilëve spikat emri i Nedved, janë shpallur të pafajshëm.

Nëse bardhezinjtë fitojnë sonte në Empoli, do të shkojnë 62 pikë duke kaluar Romën dhe Atalantën, duke u renditur në vendin e pesë me dy pikë larg nga Milan.