Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare aktori Ray Stevenson, i cili u shfaq në shfaqje të mëdha televizive si Roma, Vikings dhe Dexter.
Përfaqësuesit e Stevenson thanë se ai ndërroi jetë të dielën, katër ditë para ditëlindjes së tij. Nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, por mësohet se ai ishte shtruar në spital me një sëmundje të papritur në ishullin Ischia, ndërsa ishte në xhirimet e filmit Cassino in Ischia.
Ai ishte i njohur për rolet në filmat Thor dhe serialin Divergent, si dhe për disa shfaqje televizive në Mbretërinë e Bashkuar si Band of Gold, Peak Practice dhe Murphy’s Law.
Stevenson ka lindur në Irlandën e Veriut, por u transferua në Angli kur ishte tetë vjeç. Babai i tij ishte i vendosur në Forcën Ajrore Mbretërore (RAF) pranë Lisburn, County Antrim, në kohën e lindjes së tij në 1964. Familja e tij u zhvendos në Newcastle upon Tyne dhe ai e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij në Angli.
Stevenson u frymëzua të bëhej aktor pasi pa John Malkovich në një shfaqje në një teatër West End në Londër. Ai studioi aktrim në Bristol Old Vic Theatre School dhe një nga rolet e tij të para televizive ishte në dramën, Catherine Cookson The Dwelling Place.