Aktualitet Votuan më shumë se një herë, Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq...

Votuan më shumë se një herë, Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq 10 persona

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq 10 persona për veprat penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” e kryer në bashkëpunim.

Konkretisht janë dërguar në gjyq shtetasit E.D., N.B., G.B., K.T., A.SH., A.M., R.M., D.Ll., A.Y., dhe F.B, të akuzuar se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Nga hetimet për këtë procedim penal, është provuar se ka tre raste të votimit të dyfishtë. Shtetasi E. D., ka votuar për vete dhe për shtetasen B.Q., ndërsa shtetasit A.Y., dhe F. B., kanë votuar dy herë në dy qendra të ndryshme si votues në qendrën e parë dhe si anëtarë të komisionit në qendrën e dytë.

Ndërsa shtetasit N.B, G.B., K.T., R.M., A.M., D. Ll dhe A. Sh., kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 327/a/2 e 25 i K.Penal, duke lejuar me dashje shtetasin E.D., që të votojë me dokumentin e shtetases B.Q”- thuhet në njoftim.

Nga ana objektive vepra penale është realizuar nga të pandehurit me veprime dhe mosveprime duke lejuar persona për të votuar më shumë së një herë, votimin nga persona pa u paidentifikuar, mosmbajtjen e dokumentacionit zgjedhur sipas kërkesave ligjore duke sjellë si pasojë cenimin dhe manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në qendrën e votimit.