Lauren Spaho, vetëm 20 vjeç, nga qyteti i Korçës, më datë 8 Maj humbi tragjikisht jetën në Suedi, ku jetonte prej disa kohësh.
Vrasja e të riut është nën hetim dhe autoritetet suedeze nuk u kanë dhënë më shumë detaje. Ajo që dihet deri më tani, është se për vrasjen e Laurenit janë arrestuar 2 persona, me kombësi arabe.
Sipas familjarëve, ai punonte në ndërtim dhe në Suedi jetonte i vetëm.
Si të mos mjaftonte humbja e njeriut të tyre të dashur, në lule të rinisë, familja e Laurenit po has vështirësi në kthimin e trupit të tij në vendlindje, për shkak të hetimeve, por edhe shpenzimeve.
Familja Spaho ka krijuar edhe një llogari në GoFundMe, ku kërkon ndihmën e kujto që mundet për të kontribuuar në shpenzimet e funeralit të të riut.
Nismës i është bashkuar edhe aktivistja e njohur shqiptare Silvana Begaj, që jeton prej kohësh në Suedi. Ajo iu bën apel shqiptarëve që të ndihmojnë familjen për të tërhequr trupin, ndërsa jep edhe të dhënat e llogarisë bankare të familjes. Begaj është një ndër aktivistet më me zë në Suedi.