Kjo e mërkurë pritet të jetë një ditë mjaft e ngarkuar për Partinë Demokratike zyrtare dhe Komisionin e Rithemelimit.
Bëhet me dije se ish-kryeministri Berisha pritet të mbledhë në orën 13:00, në selinë blu, grupin parlamentar të Rithemelimit.
Sakaq, po në të njëjtën orë, Partia Demokratike zyrtare pritet të mbledhë edhe ajo grupin e saj parlamentar në selinë e re të PD-së.
Por ajo që bie në sy është rikthimi i ish-kryedemokratit Lulzim Basha, i cili pritet të mbajë një takim me të rinjtë e Partisë Demokratike.
Burime bëjnë me dije se takimi është planifikuar të mbahet në orën 17:00 në hotel “Rogner” në kryeqytet.