Një 30-vjeçare nga Tirana, Milena Deraj, është arrestuar nga policia e kryeqytetit për disa raste mashtrimi duke u marrë para qytetarëve për t’u zgjidhur çështje të ndryshme gjyqësore.
Indicia për arrestimin e saj u mor nga një rast i fundit, kur 30-vjeçarja u kishte marrë shuma të mëdha parash në mënyrë të përsëritur familjes Verracaku nga Shkodra, konkretisht babait dhe dy djemve të tij nga Shkodra; Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku.
Mësohet se Milena Deraj u kishte marrë 340 mijë euro. Ajo u kishte premtuar atyre se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor për një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë në vitin 2021.
Për shkak të mashtrimeve dhe moszgjidhjes së çështjes pavarësisht marrjes së parave, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku e kishin kanosur me vetëgjyqësi 30-vjeçaren Milena Deraj për kthimin e parave. Ata janë shpallur në kërkim nga policia.
Ka qenë vetë Milena Duraj që denoncoi në polici Verracakët pas kërcënimeve.
Ndërkohë, në kuadër të këtyre hetimeve, hetuesit zbuluan gjithashtu një tjetër rast mashtrimi të 30-vjeçares, e cila gjatë një viti, i ka marrë në total rreth 230 000 euro shoqes së saj duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari. Vetë shoqja e 30-vjeçares kuptoi që po mashtrohej nga Milena dhe e denoncoi në polici.
Milena Duraj është ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë.