Një 21-vjeçare me iniciale D.M. ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit ku banonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen Nr.13 në Durrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.