Aktualitet U kap në Janinë bashkë me Laert Haxhiun, kush është 22-vjeçari që...

U kap në Janinë bashkë me Laert Haxhiun, kush është 22-vjeçari që kërkohej në Shqipëri për plagosje 

Policia e Shtetit | Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi Firdeus Berberi, 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, Firdeus Berberi ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin Johan Muçllarit.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

NGJARJA:

Jetmir Muçllari, i cili mbeti i plagosur në 2022-n, është djali i pronarit të hotel Voloreka në Tushemisht, biznesi i të cilit në 8 Gushtin e 2020 u bë objekt i sulmeve me armë zjarri. Lokali i tij u qëllua me 100 plumba në pikun e sezonit turistik dhe ku shënjestra ishte pikërisht dhoma ku flinte i riu.

Më 25 Qershor të 2022-t, 2 muaj pas plagosjes me armë zjarri të Johan Muçllarit në Pogradec, Policia arrestoi një prej autorëve të shpallur në kërkim, shtetasin Griseld Maxhari, ndërsa Firdeus Berberi u shpall në kërkim.