Kur ishin në “Big Brother VIP”, Jori dhe Kristin nuk kishin ndonjë marrëdhënie të afërt. Madje, ata patën edhe disa keqkuptime e debate me njëri-tjetrin.
Por, duket se janë sqaruar dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët pas mbarimit të formatit. Gjatë këtyre javëve dyshen e kemi para shpesh të shoqërohet bashkë në mediat sociale, ku shfaqen duke darkuar e në momente funny.
Këto postime kanë krijuar aludime te njerëzit në lidhje me raportin e tyre. Madje, dikush i ka shkruar shoqes nëse janë “friends with benefits”(shokë me përfitime). Gjë që ajo me sportivitetin që e karakterizon, e ka mohuar.
Jori ka ndarë mesazhin edhe me ndjekësit e tjerë në Instagram duke shkruar: “Vetëm shokë pa benefite”.