Efi Dhedhes, e ftuar në “S’e luan topi”, foli për përvojën e saj në “BBVA 2”, veçanërisht, për të dyja hyrjet brenda në shtëpi.
Fillimisht, ajo shpjegoi se kur doli për herë të parë nga shtëpia, njerëzit e mbështetën dhe i shprehën shumë dashuri. Kjo, për Efin ishte sa e bukur, aq edhe frikësuese që të mos i zhgënjente mbështetësit e saj. Më pas, në rihyrjen e saj për të dytën herë, Efi u përball me stres dhe situata më të vështira.
“Kur rihyra stresi është edhe më i madh. Shumë njerëz mendojnë se fakti që rifutesh pasi ke qenë jashtë është një avantazh, por ndërkohë, është disavantazh shumë i madh. Duke qenë se ti i di shumë mirë gjërat si vijojnë jashtë dhe fakti që publiku më donte shumë, kisha frikë se mos i zhgënjeja. Para publikut, ishte familja e para që s’doja ta zhgënjeja. Ia dola, me vështirësi të pafundme këtë herë”.
Efi tregoi dhe se çfarë ka mësuar pas daljes së saj nga “BBV” dhe tha se do të rrijë shumë vetëm, do të jetë në qetësinë e saj dhe se e shijon meditimin me veten.
“Më kanë thënë dikur që do të vijë një ditë që njerëzit që ke pranë do pakësohen dhe do mbeten shumë pak njerëz dhe tani ka ndodhur dhe po flasim për njerëz që kanë qenë para Big-ut, më duhet pak kohë të vërtetoj mendimet e mia thjesht nuk janë më gjërat njësoj”.
Gjithsesi, Efi tha se është shumë e lumtur pas daljes nga “BBV” dhe se doli nga ajo shtëpi ashtu siç vetë donte të dilte.