Një 50-vjeçare ka mbetur viktimë si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj.
Në aksident janë përfshirë 2 makina, automjeti tip “Ford” me drejtues shoferin me iniciale E.M., me makinën tip “Benz” me drejtues shoferin me iniciale A.Sh.
50-vjeçarja, e cila mbeti viktimë si pasojë e këtij aksidenti ka qenë pasagjere në mjetin tip “Ford”, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e makinave, shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po kryhen veprimet proceduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.