Aktualitet Sherr mes vëllezërve në Elbasan, i madhi plagos me thikë të voglin

Sherr mes vëllezërve në Elbasan, i madhi plagos me thikë të voglin

Një krim në familje është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Bixellë të Elbasanit, ku dy vëllezër janë përleshur me njëri-tjetrin, në një konflikt që degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë Kujtim Kaca, 49 vjeç, banues në fshatin Bixelle, Elbasan, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në banesën e tij, në fshatin Bixelle, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vallanë e tij, Avni Kaca, 46 vjeç.

46-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.