Pas deklaratës së Albin Kurtit në Kuvend ku kërkoi demokratizimin e veriut të Kosovës ka reaguar Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, i cili tha se po rrezikohet marrëdhënia me partnerët kryesisht me SHBA dhe pasojat në fund i vuan Kosova dhe qytetarët e saj.
“Kosovën e përjashtuan prej stërvitjes më të rëndësishme të NATO-s dhe Amerikës. Raporti jonë më SHBA është i shenjtë, nuk mund ta rrezikosh. Kërkon të kesh sovranitet në Leposaviç kundër Amerikës. Sovranitetin nuk mund ta kesh as në zyrën tënde pa mbështetjen e SHBA. Jeni duke luajtur me zjarrin. Si gjithmonë ti tërhiqesh dhe vuan Kosova. Kërkuat zgjedhje të jashtëzakonshme ti dhe Osmani dje”, tha Krasniqi.
Sipas Memli Krasniqit, njerëzit kërkojnë paqe dhe po largohen nga Kosova. “Po dalim në mediat ndërkombëtare si vatër lufte, pas 20 viteve”, tha ai.
Kuvendi i Kosovës është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me situatën në veri.