Ilkay Gundogan ishte heroi i Manchester City në finalen e FA Cup, që ekipi i Pep Guardiolës fitoi 2-1 ndaj Manchester United.
Ende spektatorët nuk kishin zënë vend në Wembley, kur mesfushori i Gjermanisë shënoi golin e parë të ndeshjes. Gundogan goditi fluturimthi me të djathtën nga jashtë zone, duke mposhtur portierin De Gea, i cili nuk lëvizi fare. Topi përfundoi në rrjetë që në sekondën e 16.
Reagimi i United erdhi në pjesën e parë, pas një 11-metërshi të akorduar nga arbitri për prekje të topit me dorë në zonë nga Jack Grealish. Bruno Fernandes u tregua i ftohtë përballë Ortegës, duke barazuar shifrat në 1-1.
Por, në fillimin e pjesës së dytë, ishte sërish Gundogan, sërish nga jashtë zone, por kësaj radhe me të majtën, që mposhti edhe një herë tjetër De Gean, për t’i dhënë Cityt trofeun e dytë sezonal, pas titullit kampion.
Në 10 qershor, Manchester City do të tentojë tripletën, në finalen e madhe të Champions League nga Inter.