Politika “Mirë ta bënë”, Berisha për Dakon: Shkove si ai në vresht për...

“Mirë ta bënë”, Berisha për Dakon: Shkove si ai në vresht për kokë të Tahirit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur grupin parlamentar. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka pasur dhe një mesazh për ish-kryebashkiakun e arrestuar të Durrësit, Vangjush Dako.

“Shkove si ai në vresht për kokë të Tahirit, por e meriton plotësisht se je kriminel elektoral”, tha Berisha për Dakon.

“Organet e drejtësisë janë në kontroll të plotë të qeverisë. E ka marrë vesh çdo shqiptar se në Shqipëri ka drejtësi me regji dhe regjisori i saj është Edi Rama. Çdo ditë fakton dështimin e plotë të reformës së Sorosit në Shqipëri. Lirohet pas kërcënimeve serioze që i bëri Edi Ramës, Saimir Tahiri. Arrestohet njësoj si në romanet e Markezit, Gjush Dako. Njoftohet arrestimi i tij 4 ditë përpara. E bënë këtë për t’ia dhënë mafies në Dubai, ata e dinë. Por një mandat që përflitet 4 ditë rresht, dëshmon se çdo gjë ka këtu, por drejtësi nuk ka. Megjithatë, Gjushit një fjalë do i them, shkove si ai në vresht për kokë të Tahirit. E meriton plotësisht se je kriminel elektoral i dosjes 339. Por nuk është dënuar për këtë ai, as për pallatet që kushtuan dhjetëra jetë njerëz, u zgjodh me lezet padia për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Megjithatë është se shkove si ai në vresht për kokë të Saimir Tahirit dhe mirë ta bënë”, tha Berisha.