Sipas astrologes Michelle Bell, themeluese e aplikacionit Cosmic Fusion, njerëzit që mund të kenë një romancë të re gjatë kësaj vere kanë disa të përbashkëta: Janë magnetikë, kanë një personalitet sharmant, janë gati për aventura dhe përvoja të reja dhe sigurisht, duan që ta shijojnë në maksimum këtë verë. Shenjat që i përshtaten 100% përshkrimit janë pikërisht:
Binjakët
Fluturat sociale të horoskopit duan të krijojnë raporte me këdo që u pëlqen. Nëse janë me pushime, natyra e tyre karizmatike dhe e parezistueshme i bën që të krijojnë lidhje të bukura, tipike verore.
Energjia e tij, veçanërisht gjatë pushimeve, shumëfishohet dhe argëtimi dhe qejfi vihen në fokus. Binjakët krijojnë super atmosferë, duan të argëtohen dhe shijojnë momentin.
Peshorja
Një tjetër shenjë ajri! Peshorja njihet për karakterin e saj të lirshëm dhe e adhurojnë dashurinë, bukurinë dhe gjithçka që lidhet me romancën. Peshoret kanë dëshirë të krijojnë intimitet dhe harmoni, ndaj nuk është fare çudi që kjo verë t’i gjejë me kokën mbi re.
Shigjetari
Shigjetarët kanë lindur për të udhëtuar. Personaliteti i tyre alla “shpirt i lirë” ndërthuret me kuriozitetin dhe dëshirën për të përjetuar përvoja të reja, duke përfshirë edhe ato romantike.