Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka gati një sërë emrash për ambasadorë shqiptarë në disa shtete, të cilët do t’i propozohen Kuvendit.
Për vendin bosh të Ermal Dredhës si ambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe, ministrja Olta Xhaçka propozon Ridi Kurtezin, i cili aktualisht shërben si ambasador i Malit të Zi.
Ndërsa, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, është propozuar si kandidat për Ambasador të Shqipërisë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.
Ish-nënkryetarja e kuvendit, Vasilika Hysi, propozohet për ambasadore në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Kandidatë të tjerë janë Ilir Gjoni për ambasador të NATO-s, ish-deputeti Fate Velaj për ambasador të Austrisë, Meri Kumbe, kandidat për ambasador të Izraelit, Aida Sakiqi kandidate për ambasadore të Shqipërisë në Gjermani.
Kandidat për ambasador të Shqipërisë në Zvicër dhe Principatën e Lihtenshtajnit është propozuar Mustafa Nano.