Aktualitet Zjarr në lokalin e Noizy-t në Durrës

Zjarr në lokalin e Noizy-t në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë lokalin e reperit të njohur Noizy në Durrës. Policia njofton se zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 1, dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.