Aktualitet Ish-sekretari i përgjithshëm Arlind Gjokutaj merret zyrtarisht i pandehur

Ish-sekretari i përgjithshëm Arlind Gjokutaj merret zyrtarisht i pandehur

Arlind Gjokutaj, ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, merret zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Tiranën nën akuzën për shpërdorim detyre.

Gjokutaj u arrestua më 11 janar 2023, me zyrtarët e Ministrisë së Financave, pasi akuzohen se firmosën dokumentet e një magazine për t’i kaluar 1.2 mln euro‎ kompensim një qytetari, Ilir Thana, të cilin e trajtuan si ish-pronar, pa qenë i tillë.

Edhe këtij të fundit, i është komunikuar akuza për mashtrim me pasoja të rënda, ndërsa përmbaruesi Alban Rulit akuzohet për shpërdorim detyre dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Aktualisht, Gjokutaj është në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, pasi Apeli i Tiranës i lehtësoi masën që ishte vendosur ndaj tij “arrest shtëpie”.

Ndërkohë që në arrest shtëpie vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave.