Aktorit të njohur të humorit Rezart Veleshnja duket se nuk po i ecën në sferën e romancës.
Pas një lidhje që zgjati dy vjet me grimieren e filmave aksion, Pranvera Metolli, Rezi duket se nisi një tjetër histori dashurie.
Vetë aktori konfirmoi se fejesa me Pranverën ishte prishur, para se të na prezantonte me dashurinë e tij të re: “Është e vërtetë që jemi ndarë. Ishte për arsye pune dhe mospërputhje oraresh. Ajo është gocë e përkryer dhe unë e kam xhan, edhe pse ajo është rritur në një ferrë të madhe. Unë kuptova njëherë e mirë shprehjen se nga ferra mbin trëndafili”, tha asokohe aktori.
Por ditën e sotme Rezarti ka lajmëruar ndarjen nga e dashura tjetër, për të cilën u shpreh pak kohë më parë se e ka studiuar dhe e ka ndjekur.
Aktori e demaskoi publikisht të dashurën aktuale, pasi pretendon se e ka tradhëtuar dhe se kishte lidhje paralele me 4 persona.
Menjëherë pas këtij lajmi të bujshëm, ish-e fejuara Metolli, Pranvera ka reaguar me disa thënie se çdo të thotë të jesh vetëm: “Ji një person i mirë, por mos u mundo t’ia shpjegosh këtë të tjerëve”.
“Të qëndruarit vetëm nuk do të thotë se jam e vetme. Do të thotë se jam mjaft e fortë për t’i përballuar gjërat e vetme”, shkruan më tej grimierja.