Aktualitet Kishte hyrë për të peshkuar, mbytet në lumë 40-vjeçari në Ksamil

Kishte hyrë për të peshkuar, mbytet në lumë 40-vjeçari në Ksamil

Një 40-vjeçar nga Saranda është gjetur i mbytur në lumë në zonën e Ksamilit, ku dyshohet se kishte hyrë për të peshkuar.

40-vjeçari A.A. u gjet rastësisht nga kalimtarët, në vendin e quajtur “Reparti 57”, i veshur me rroba palombari.

Shkaqet e mbytjes janë ende të paqarta, teksa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.