Aktualitet Shoqëronte Ervis Martinajn para se të zhdukej, dënohet ish-polici, Jeton Lami

Shoqëronte Ervis Martinajn para se të zhdukej, dënohet ish-polici, Jeton Lami

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg ish-policin Jeton Lami, i cili shoqëronte Ervis Martinajn para se ky i fundit të zhdukej.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Jeton Lamit i ulet 1/3 e dënimit.

Ish-efektivi i Operacionales u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ndërsa alarmin e ngritën familjarët e Martinajt.

Jeton Lami theu heshtjen pak muaj më parë duke dhënë disa shpjegime përsa i përket shoqërimit të Ervis Martinajt, por ka refuzuar të ketë dijeni për zhdukjen e tij.

Ai thotë se Martinajn e ka njohur 10 vite më parë, por thekson se nuk ka pasur miqësi apo lidhje të ngushtë.

“Ervis Martinajn e kam njohur 10 vite përpara. Me atë nuk kam pasur asnjë miqësi apo lidhje të ngushtë. Megjithatë tre ditë para se ta shoqëroja në Durrës, e kam takuar rastësisht tek një ambient te Zogu i Zi. Më ka kërkuar ta shoqëroja”, ka deklaruar ai.

Ervis Martinaj ishte person në kërkim ndërkombëtar, pasi Nuredin Dumani e akuzoi atë se i kishte premtuar 500 mijë euro që të ekzekutonte rivalin e tij Endrit Dokle, kur familja denoncoi humbjen e kontakteve me të.