Policia ka arrestuar dy drejtues mjetesh për dy aksidente të ndryshme me vdekje që kanë ndodhur në Tiranë gjatë ditëve të fundit.
Në rastin e parë bëhet fjalë për aksidentit e datës 16 Qershor në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku një automjet u përplas me bordurën anësore e për pasijë humbi jetën 35-vjeçari V.Meshi, pasagjet në mjet.
Policia bën të ditur se ka arrestuar shoferin e mjetit, E.Hasanllari 34 vjeç. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë që më pas solli edhe humbjen e kontrollit mbi mjetin dhe përplasjen me bordurën anësore.
Ndërsa në rastin e dytë bëhet fjalë për aksidentin në afërsi të TEG-ut më datë 18 Qershor, kur një motor përplasi për vdekje këmbësorin 82-vjeçar me iniciale E.K.
Policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e motorit, K.L. 33 vjeç.