Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, po bënte me duar shqiponjën, gjatë një koncerti në Nju Jork, kur njëri nga të pranishmit hedh në drejtim të saj një celular.
33-vjeçarja ulet fillimisht në gjunjë, ndërsa stafi i vjen në ndihmë. Në një moment tjetër, shfaqet personi që e goditi, i cili rrethohet menjëherë nga fansat, të cilët nisin ta fyejnë. Sulmuesi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur u arrestua nga policia për t’u marrë në pyetje mbi motivet
Pjesëmarrësit e shoqërojnë me duartrokitje Beben, teksa ajo largohet nga skena për të marrë ndihmën mjekësore.
Stafi pranë yllit të muzikës pop bëri të ditur se iu deshën tre të qepura për t’i mbyllur të çarat që i shkaktoi goditja në fytyrë.