Kryesore “Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar, do shikosh çfarë do të...

“Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar, do shikosh çfarë do të të bëj!”, kush është këshilltari bashkiak që e dinte për skandalin Gjici

Gazetarët Artan Hoxha dhe Glidona Daci kanë deklaruar mbrëmjen e sotme në “Opinion” se ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ishte paralajmëruar më herët se nuk do të qëndronte gjatë në postin e tij.

Ata thonë se në mbledhjen e 9 qershorit të Këshillit Bashkiak të Kukësit, Gjici ka debatuar me një anëtar të Këshillit. Ky i fundit jo nga radhët e PS-së, e kishte paralajmëruar Gjicin se ditët e tij në bashki ishin të numëruara.

Glidona Daci: Po ka pasur dijeni sepse një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak në mbledhje i ka thënë “Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar bashkie se do shikosh çfarë do të të bëj!” Dhe kjo gjë e ka vënë Safet Gjicin në alert dhe ka filluar të dyshojë. Ka lajmëruar dhe zyrtarë të tjerë

Artan Hoxha: Janë konfliktuar me këtë anëtar të Këshillit, ka pasur debate të mëhershme, është i një partie tjetër. Shiko, kur Gjici ka shkuar në Kukës ky personi ka qenë i Partisë Socialiste dhe në momentin që Gjici e ka marrë Kukësin në administrim ai personi ka ikur. Ka patur debat dhe gjatë fushatës elektorale, por debati në mbledhjen e 9 Qershorit ka pasur debat se ky anëtari i Këshillit Bashkiak ka fituar mes 4 anëtarëve të këshillit për të qenë në Këshillin e Qarkut dhe zoti Gjici nuk e ka pranuar. Në gjaknxehtësi e sipër, kanë bërë debat verbal. Në Kukës flitej dhe para zgjedhjeve që kishte diçka.