Teksa prej disa kohësh është folur për një film me Luiz Ejllin, Olta Goxharin dhe disa ish-banorë të tjerë të edicionit të dytë të “BBVIP”, tashmë gjërat janë zyrtare.
Produksioni “Top Channel” ka zbuluar disa detaje mbi përmbajtjen e filmit dhe historinë që do të zhvillohet, ku protagonistët Luizi dhe Olta janë një çift, në prag të ndarjes.
“Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre”, zbulon produksioni.
“Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë iu vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka.“
Tashmë, nuk na mbetet asgjë tjetër përveç se të presim të qeshim e të prekemi nga ky film.