Partizani është njohur me kundërshtarin që do të ketë përballë në raundin e parë. Bëhet fjalë për Bate Borisov, ekipin kampion të Bjellorusisë.
Ndërkohë, Ballkani do të luajë kundër skuadrës së Ludogorets (Bullgari), ndërsa Struga do të ketë rival në këtë raund skuadrën lituaneze të Zalgirisit.
Po këtë të martë në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti i Conference League.
Tirana, Vllaznia, Egnatia, Shkëndija e Tetovës dhe Gjilani janë njohur me kundërshtarët që do të kenë përballë në raundin e parë.
Në datat 13 korrik do të luhen takimet e para, ndërsa më 20 korrik do të zhvillon ndeshjet e kthimit të këtij raundi.
Shkëndija do të përballet në këtë raund me uellsianët e Haverfordwest County.
Gjilani do ta luajë ndeshjen e parë në transfertë me skuadrën nga Luksemburgu Progres Niederkorn.
Egnatia do të ndeshet me armenët e Ararat Armenia, teksa Vllaznia me ekipin nga Irlanda e Veriut, Lienfield-in.
Tirana nga ana tjetër do të ketë kundërshtarë në këtë raund gjeorgjianët e Dinamo Batum.
Shkupi do të përballet në këtë fazë me ekipin e lituanez të Hegelmann, teksa Dukagjini do të ndeshet me ekipin nga Gjibraltari, Europa FC.