Kryesore Shqipëria bën detyrën në Ishujt Faroe, por dhurata e madhe na vjen...

Shqipëria bën detyrën në Ishujt Faroe, por dhurata e madhe na vjen nga Moldavia. Jemi të dytët në grup

Shqipëria ka arritur të fitojë 3-1 në transfertë ndaj Ishujve Faroe, duke arritur në 6 pikë pas 3 ndeshjeve të para në grup.

Një lojë shumë e bukur nga kombëtarja jonë, e cila pati mundësinë që të fitonte edhe më thellë. Shumë raste të humbura dhe mbi të gjitha një penallti që nuk u shënua nga Cikalleshi.

I pari që shënoi ishte Bajrami në minutën e 20. Por kuqezinjtë pavarësisht rasteve të shumta dhe një penalltie të humbur shkuan në dhomat e zhveshjeve barazim pasi Ishujt Faroe shënuan gol në minutën e fundit të pjesës së parë. Në të dytën, kuqezinjtë u treguan më agresivë. Në minutën e 50 Asllani shënoi një super gol. Qetësia do të vinte vetëm në minutën e 91 kur Ernest Muçi shënoi një gol të bukur falë një aksioni shumë të bukur.

Kështu Shqipëria merr tre pikë me vlerë dhe ngjitet e dyta në grup. Një dhuratë për kombëtaren erdhi edhe nga Kishinjevi. Moldavia fitoi me rezultatin 3-2 përballë Polonisë, një nga ekipet pretendente të grupit E. Aktualisht Çekia është në vendin e parë me 7 pikë, Shqipëria 6 pikë, Moldavia 5 pikë, Polonia 3 pikë dhe Ishujt Faroe 1 pikë