Teksa Shqipëria u sulmua kibernetikisht nga Irani disa muaj më parë, kryeministri Edi Rama ka shkuar për vizitë në Izrael në një kompani lider për sigurinë kibernetike.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare bën të ditur se ndodhet në Tel Aviv, në zyrat e kompanisë CheckPoint dhe është takuar me themeluesin e saj.
“Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shwed”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.