Aktualitet U përplas kur po kalonte rrugën, humb jetën 22-vjeçarja në Durrës

U përplas kur po kalonte rrugën, humb jetën 22-vjeçarja në Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-Kënetës në Durrës. 22-vjeçarja Erisa Aliaj ka qenë duke kaluar rrugën dhe një makinë me shpejtësi e ka aksidentuar.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa e ka hedhur të renë në anën tjetër të trotuarit. 22-vjeçarja është dërguar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë.

Policia njoftoi se ditën e sotme ajo ka ndërruar jetë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, I. Uka, 24 vjeç.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.